Bettel falënderon krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë

Bettel falënderon krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë

11:21, 06/11/2024

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksmeburgut, Xavier Bettel ka falënderuar krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë.

Ai ka postuar fotografi nga pritjet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Jashtme Donika Gërvalla e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në “X”.

“Shkëmbimet tona të frytshme janë një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit të gjatë midis vendeve tona”,  ka shkruar kryediplomati i Luksemburgut

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco