Nga Ema Bushati dhe Juxhin Gjoni/
Arkitektura është një nga fushat që reflekton më drejtpërdrejt transformimet politike, shoqërore dhe kulturore të një vendi. Kur një ideologji e re vjen në pushtet, një nga mënyrat për të treguar forcën e saj është ndërtimi i monumenteve dhe ndërtesave që simbolizojnë epokën e re. Shembuj të kësaj gjejmë në të gjithë botën, ku monumente historike të epokave të ndryshme janë ndërtuar nga monarkë ose politikanë të fuqishëm, të cilët synonin të konsolidonin pushtetin e tyre përmes arkitekturës. Një karakteristikë kryesore e këtij procesi është shkatërrimi i së vjetrës për të ndërtuar diçka që reflekton ideologjinë e re dhe të fortë.
Në këtë kontekst, identiteti i ri urban që po krijohet përmes ndërtimeve të reja shpesh shkon në kundërshtim me trashëgiminë historike dhe kulturore të qyteteve. Elementet unike të një qyteti janë ato që krijojnë lidhje të forta mes tij dhe banorëve të tij, duke i dalluar qytetet nga njëra-tjetra. Në Shqipëri, përplasja mes lëvizjeve progresiste dhe konservatore në arkitekturë është pasqyrë e një debati më të gjerë mbi ruajtjen e vlerave tradicionale dhe përqafimin e modernizimit. Qeveritë progresiste shpesh synojnë të integrojnë teknologji dhe forma të reja në projektet urbane, ndërsa lëvizjet konservatore përpiqen të mbrojnë trashëgiminë kulturore që ndërtesat tradicionale përfaqësojnë.
Historia e dominimit të majtë në art dhe arkitekturë lidhet ngushtësisht me lëvizjen moderniste të shekullit të 20-të, e cila kishte si qëllim të ripërcaktonte sistemet dhe traditat e kaluara për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë. Arkitektët modernistë, të influencuar nga ideologji socialiste dhe marksiste, synonin të krijonin qytete utopike, duke refuzuar konceptet tradicionale të urbanizmit. Figurat si Le Corbusier dhe Frank Lloyd Wright janë shembuj të kësaj lëvizjeje, ku arkitektura shihej si një mjet për të arritur barazi sociale dhe për të krijuar një shoqëri më të drejtë.
Modernizmi nuk ishte thjesht një stil, por një ide që refuzonte gjithçka që kishte ardhur më parë. Modernistët besonin se sistemet dhe traditat e kaluara duhej të zëvendësoheshin me koncepte të reja që do të transformonin rrënjësisht shoqërinë. Arkitektura moderniste ishte shpesh e lidhur ngushtë me besimet socialiste, ku arti dhe urbanizmi mund të përdoren për të realizuar premtimin e barazisë mes klasave të ndryshme socio-ekonomike.
Arkitektura progresiste është karakterizuar nga përdorimi i formave dhe materialeve të reja, duke theksuar inovacionin si një mekanizëm për të përballuar sfidat e modernitetit. Në Tiranë, ndërtesa të tilla si "DownTown 1" apo ndërtesa vertikale me fytyrën e Skënderbeut (Skënderbeut heroit tonë apo e Skënderbeut të Firences, kjo kërkon diskutim me vetveten...) simbolizojnë këtë lloj të ri të arkitekturës, që përpiqet të reflektojë një identitet të ri kombëtar. Megjithatë, shpesh këto ndërtesa shihen më shumë si instrumente propagande të qeverisë aktuale sesa si përpjekje të sinqerta për të përmirësuar qytetin. Këto projekte, në pamje të parë moderne dhe imponuese, mbartin një simbolizëm që tenton të tregojë përparim, por për shumë qytetarë mbeten si shembuj të thellësisë së problematikave urbane që po prekin vendin.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i arkitekturës progresiste është përqendrimi në qëndrueshmërinë ekologjike, veçanërisht përballë sfidave që sjell ndryshimi klimatik. Megjithatë, në Shqipëri, ky element mbetet ende më shumë një ideal sesa një praktikë e përhapur, pasi shumica e projekteve të reja urbane shpesh prioritizojnë përfitimet ekonomike mbi praktikat e qëndrueshme mjedisore.
Përkundër kësaj qasjeje, arkitektura konservatore thekson ruajtjen e stilit tradicional dhe vlerave të trashëguara. Për konservatorët, ruajtja e trashëgimisë kulturore është thelbësore për mbrojtjen e identitetit kombëtar të vendit, dhe përplasje të forta shfaqen kur diskutohet për shembjen e ndërtesave historike për të ndërtuar struktura moderne. Një shembull i qartë është shembja e Teatrit Kombëtar, një ndërtesë me vlera të rëndësishme historike që për gati një shekull kishte shërbyer si simbol kulturor në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit, ndërtesa u shemb me forcë, e rrethuar nga protestues që po qëndronin brenda saj për të kundërshtuar këtë akt. Shembja u realizua në orën katër të mëngjesit, një veprim që lexohet si një sulm i hapur ndaj trashëgimisë kulturore të vendit.
Arkitektura konservatore është shpesh e lidhur me përdorimin e teknikave dhe materialeve tradicionale, duke synuar të ruajë vazhdimësinë me të kaluarën. Ndërtesat tradicionale, si kullat prej guri në veri të vendit dhe shtëpitë karakteristike të Beratit, Shkodrës apo Gjirokastrës, janë shembuj të pasurisë historike të Shqipërisë. Megjithatë, këto monumente perveç se injorohen ose lihen në harresë, përballë përqafimit të modernizmit dhe zhvillimit urban të pamatur nga qeveria aktuale, që preferon të ndërtojë të reja, duke shkatërruar të vjetrat pa marrë parasysh vlerat e tyre historike dhe kulturore dita ditës po planifikohet të zëvëndësohen me objekte të ashtuquajtura modern.
__________________________________________________________
The Conflict Between Progress and Heritage in Albania
Architecture is one of the fields that most directly reflects the political, social, and cultural transformations of a country. When a new ideology comes to power, one of the ways to demonstrates its strength is through the construction of monuments and buildings that symbolize the new era. We see examples of this all over the world, where historical monuments of different eras were built by powerful monarchs or politicians who aimed to consolidate their power through architecture. A key characteristic of this process is the demolition of the old to build something that reflects the new and dominant ideology.
In this context, the new urban identity being created through modern constructions often conflicts with the historical and cultural heritage of cities. The unique elements of a city are what create strong connections between it and its residents, distinguishing cities from one another. In Albania, the clash between progressive and conservative movements in architecture mirrors a broader debate about preserving traditional values versus embracing modernization. Progressive governments often aim to integrate new technologies and forms into urban projects, while conservative movements strive to protect the cultural heritage that traditional buildings represent.
The history of leftist dominance in art and architecture is closely tied to the modernist movement of the 20th century, which aimed to redefine past systems and traditions to build a more just society. Modern architects, influenced by socialist and Marxist ideologies, sought to create utopian cities, rejecting traditional urban concepts. Figures like Le Corbusier and Frank Lloyd Wright are examples of this movement, where architecture was seen as a tool for achieving social equality and creating a fairer society.
Modernism was not merely a style but an idea that rejected everything that had come before. Modernists believed that past systems and traditions needed to be replaced with new concepts that would radically transform society. Modernist architecture was often closely tied to socialist beliefs, where art and urbanism could be used to fulfill the promise of equality among different socio-economic classes.
Progressive architecture is characterized by the use of new forms and materials, emphasizing innovation as a mechanism to address the challenges of modernity. In Tirana, buildings like "DownTown 1" or the vertical building with Skanderbeg's face (Skanderbeg, our hero, or Skanderbeg of Florence – a debate one can have with oneself…) symbolize this new type of architecture, which tries to reflect a new national identity. However, these buildings are often seen more as instruments of propaganda for the current government than as genuine efforts to improve the city. These projects, seemingly modern and imposing, carry a symbolism that tries to showcase progress, but for many citizens, they remain examples of the deep urban problems affecting the country.
Another important aspect of progressive architecture is its focus on ecological sustainability, especially in the face of the challenges posed by climate change. However, in Albania, this element remains more of an ideal than a widespread practice, as most new urban projects often prioritize economic profits over environmentally sustainable practices.
In contrast, conservative architecture emphasizes the preservation of traditional styles and inherited values. For conservatives, preserving cultural heritage is essential for protecting the national identity of the country, and strong clashes arise when discussions involve the demolition of historical buildings to construct modern structures. A clear example of this is the demolition of the National Theater, a building of significant historical value that for nearly a century had served as a cultural symbol in Albania. In the early morning hours, the building was forcefully demolished, surrounded by protesters who were inside, opposing this act. The demolition occurred at four in the morning, an action widely viewed as an open assault on the country's cultural heritage.
Conservative architecture is often associated with the use of traditional techniques and materials, aiming to maintain continuity with the past. Traditional buildings, such as the stone towers in the north and the characteristic houses of Berat, Shkodra, and Gjirokastra, are examples of Albania's historical wealth. However, besides being ignored or left in neglect, these monuments, in the face of the current government's embrace of modernism and unregulated urban development, are being planned to be replaced with so-called modern objects, day by day, destroying the old without considering their historical and cultural value.
© SYRI.net