Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës

Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës

10:20, 27/10/2024

Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco