Von der Leyen e kënaqur me Presidenten: Osmani po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Von der Leyen e kënaqur me Presidenten: Osmani po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës

11:08, 26/10/2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën “X”, Von Der Leyen ka publikuar një fotografi nga takimi i sotëm me Osmanin, ku ka shkruar se presidentja e Kosovës po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar mes tjerash Von Der Leyen.

Dear @VjosaOsmaniPRKS, you are putting a lot of hard work into Kosovo’s European future.

Enlargement will remain a top priority for me.

I’m committed to a future where all six Western Balkan partners are part of the EU. pic.twitter.com/ljFBGwYseP

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen)October 26, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco