Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy persona

Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy persona

10:25, 26/10/2024

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar nga dy persona mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, Rugova shtoi se dy personat e dyshuar tashmë janë arrestuar me urdhër të Prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco