Arrestohet me 15 kilogramë kokainë në makinë shqiptari në Itali! 27-vjeçari u tradhtua nga targa e mjetit pasi…

Arrestohet me 15 kilogramë kokainë në makinë shqiptari në Itali! 27-vjeçari u tradhtua nga targa e mjetit pasi…

15:23, 25/10/2024

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, pasi është kapur nga policia me 15 kilogramë kokainë në makinë.

Sipas mediave italiane i riu është ndaluar nga policia rrugore e Bolonjës, përgjatë autostradave A1 dhe A14, pasi kuptuan nga targa e mjetit tip Fiat Tipo që ai drejtonte, se kishte një sërë gjobash të vëna, shumë që kalonte 25,000 euro.

Gjatë kontrollit të mjetit, i riu mësohet se është shfaqur i nervozuar, duke ngjallur kështu dyshimet e policisë.

I shoqëruar në zyrat e qarkullimit rrugor për kontrolle më të thelluara, në bagazhin e makinës u gjetën 14 blloqe kokainë me peshë 15.20 kilogramë, të fshehur brenda një ndarje që ishte krijuar duke çmontuar disa pjesë të mjetit.

Bëhet me dije se droga u sekuestrua dhe nëse do hidhej në treg për shitje, mund të kishte sjellë deri në 1.2 milionë euro fitime për të 27-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco