Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” nis më 14 nëntor

Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” nis më 14 nëntor

15:04, 25/10/2024

Trupi gjykues, njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të nisë më 14 nëntor 2024, në orën 09:30.

“Në këtë datë dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes të Januzit dhe H. Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa mbrojtja e Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja”, njofton Specialja.

Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në orën 09:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco