SYRI TV/ Kryemadhi reagon pas akuzave të SPAK: Goditje politike nga ushtarët e Ramës

19:43, 22/10/2024

Monika Kryemadhi  ka dalë në një konference për mediat, një ditë pasi GJKKO vendosi ndaj saj, masën e detyrimit të paraqitjes, duke I cilësuar  akuzat e strkturës së posaccme antikorrupsion si politike, të urdhëruara  nga kryeministri Edi Rama. Deputetja e Partisë së Lirisë,  deklaroi se  prokurorët e SPAK, kanë përdorur, operacionet shendetësore të fëmijës se saj, për ta goditur politikisht. 

Duke akuzuar Edi ramën, si porositës të kësaj dosjeje, Monika Kryemadhi  ngriti  pyetjen, nëse Edi rama I ka deklaruar shpenzimet e operacionit të të birit.

Kryemadhi I cilësoi të papranueshme ndërhyejet në familje, që po bën  spak,  duke u përdorur politkisht nga shefi I qeverisë dhe rrembimin me dhune të  ish presidenti Ilir Meta, nga policia e shtetit

Sa I perket akuzave dhe arrestimit të ish- bashkëshortit të saj Ilir Metës, kryemadhi  deklaroi  se ish presidenti  nuk ka pasur dijeni për shpenzimet sepse te gjitha transanskionet financiare janë kryer prej saj. Monika Kryemadhi  u shpreh se të gjitha fitimet dhe shpenzimet e tyre, janë të deklaruara rregullisht që prej  vitit  1995. 

E pyetur nga gazetarët për përfitimin e një vile, në këmbim të një ligji të posaccëm, deputetja e Partisë së lirisë u shpreh se  ka qene krahu I djathtë I Edi Ramës, Vali Bizhga, që e kërkuar miratimin e ligjit. 

Monika Kryemadhi  u shpreh se të gjitha hetimet e SPAK dhe goditja politike ndaj  saj,  e kanë zanafillën te kallëzimet që ajo ka depozituar për qeverinë Rama,  sa I përket aferës së inceneratorëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco