Maqedonci takohet me pronarin e kompanisë “Bayraktar”: U njoftova për inovacionet në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera

Maqedonci takohet me pronarin e kompanisë “Bayraktar”: U njoftova për inovacionet në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera

19:02, 22/10/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me pronarin e Kompanisë “Bayraktar”, Haluk Bayraktar, kompani prej së cilës Kosova bleu dronët e famshëm.

Maqedonci ka thënë se nga Bayraktar është njoftuar për inovacionet e kësaj komapnie në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera për përdorim ushtarak dhe civil dhe se u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit.

“U dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit dhe eksplorim të mundësive të reja në interes të përbashkët. Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”, ka shkruar Maqedonci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco