Osmani mban takim më Kongresistin Ritchie Torres, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

Osmani mban takim më Kongresistin Ritchie Torres, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

09:39, 21/10/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kongresistin Ritchie Torres.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara’’, ka thënë Osmani.

Më tutje Osmani falënderon mërgatën për organizimin dhe që sipas saj vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco