Bajqinovci: Lajçaku është i njëanshëm, s’ka asnjë sukses në bisedimet Kosovë-Serbi

Bajqinovci: Lajçaku është i njëanshëm, s’ka asnjë sukses në bisedimet Kosovë-Serbi

10:53, 06/09/2024

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar ardhjen në Prishtinë të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Lajçaku nuk e ka asnjë sukses. Madje, Bajqinovci e ka “zbuluar” arsyen se pse Laçaku, sipas tij, nuk ka asnjë sukses.

“Lajçak po bëhen tri vjet që nuk e ka asnjë sukses në bisedime Kosovë-Serbi, arsyeja është thjeshtë, ishte dhe mbetet i njëanshëm”,  ka shkruar ai.

Lajçak sot po qëndron për vizitë në Kosovë dhe tashmë ka nisur takimet në Qeveri.

Vizita është pjesë e përpjekjeve për organizimin e një takimi mes kryenegociatorëve mes shqetësimeve perëndimore për shtimin e tensioneve në veri.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se po angazhohen me partnerët në Kosovë dhe se shpresojnë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut.

“Ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje që më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku e kanë vendin, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Stano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco