Riaktivizohen zjarret në Prevallë, qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë

Riaktivizohen zjarret në Prevallë, qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë

16:20, 17/08/2024

Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret. Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit qe ti shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar, njofton RTK,

Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka mbërritur një makinë zjarrfikëse, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme.

Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të ndërhyhet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.

"I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrefikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhur shumë, të vijnë e të ndihmojnë sepse ka nisur edhe një erë e flaka nuk po ndalet; një shtëpi është e rrezikuar, vetëm  metra larg zjarrit, ku ka mundësi me hy zjarri dhe të digjen gjithë vilat. Iu bëjmë apel institucioneve e KFOR-it të vijnë dhe të na ndihmojnë, tha për RTK-në Burim Sallauka, nënkryetar i Odës dhe Hotelierisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco