Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë, konfiskohet një pushkë gjuetie

Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë, konfiskohet një pushkë gjuetie

11:55, 17/08/2024

Të premten, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Gjurgjevik i Vogël në Klinë.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagës nga arma e gjuetisë.

Në vendngjarje është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me pesë fishekë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Ne vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco