Afro 20 persona kërkojnë ndihmë mjekësore, dyshohet se u helmuan nga produktet e një furre në Prishtinë

Afro 20 persona kërkojnë ndihmë mjekësore, dyshohet se u helmuan nga produktet e një furre në Prishtinë

11:54, 17/08/2024

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore të premten pasi dyshohet se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë teksa policia ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave.

Rasti është iniciuar si “Përdorimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raportin e PK-së.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco