Memli Krasniqi, Kryetar i PDK dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka përkujtuar sot intelektualin e shquar shqiptar Arbën Xhaferi në 12-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
"Sot, në 12 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë kujtimin për politikanin dhe intelektualin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, shkroi Krasniqi në Fb. - Tërë jetën e tij, Arbën Xhaferi u angazhua për çështjen kombëtare dhe kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë.
Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Mirënjohje e përjetshme për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit!"

© SYRI.net