Rreth 500 ushtarë të KFOR-it, pjesë e stërvitjes “Ura është shumë larg”

Rreth 500 ushtarë të KFOR-it, pjesë e stërvitjes “Ura është shumë larg”

18:13, 14/08/2024

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur një stërvitje ushtarake shumëkombëshe të titulluar “Ura është shumë larg”.

Kjo stërvitje u organizua nga forcat hungareze të KFOR-it në fund të korrikut, ku morrin pjesë afro 500 ushtarë, teksa stërvitja është cilësuar si shumë komplekse.

Siç shkruan “Hungarytoday”, stërvitja u zhvillua në dy lokacione, me qëllim të përgatitjes për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe integrimin e batalionit të manovrimit rumun në Batalionin e Rezervës Taktike.

Bëhet e ditur se stërvitja u konsiderua e suksesshme, duke arritur objektivat e saj si për përgatitjen për sfidat e sigurisë në Kosovë, ashtu edhe për integrimin e suksesshëm të batalioni rumun në KFOR.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco