Rohde mbështet vijat e kuqe të KFOR-it për Urën e Ibrit: Duhet të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

Rohde mbështet vijat e kuqe të KFOR-it për Urën e Ibrit: Duhet të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

18:00, 14/08/2024

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka thënë se mbështet NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe lidhur me çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një postim në platformën X, Rohde ka thënë se veprimet e njëanëshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve dhe kjo s’duhet të përsëritet.

Sipas tij, duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve.

“Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, shkroi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco