Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Kryesuesi i KQZ-së e njoftoi presidenten Osmani lidhur me çështjet që, sipas KQZ-së, është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për votimin nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Osmani potencoi rëndësinë që në ditën e zgjedhjeve të bëhen organizimet e nevojshme për qasje të lehtë edhe për personat me nevoja të veçanta.
© SYRI.net