Një rast me virusin e Nilit është konfirmuar së fundi në Kosovë. Kirurgu i sukseshëm kosovar në Gjermani, Halil Krasniqi thotë se nuk ka vend për shqetësim, pasi që një virus i thillë nuk është i rrezikshëm për jetën, në përjashtim të disa rasteve të rralla.
“ Ethet e Nilit vijnë kryesisht nga shtete mesdhetare nga Afrika, Turqia e Izraeli. Virusi është i njohur qindra vite nga flaviret që përcillet përmes mushkonjave, në zogjtë shtegtar dhe pastaj mund të infektohen kuajt, macat dhe njeriu. Pickimi i mushkonjave mund të shkaktojë faza të lehta. Simptomat janë kokëdhimbja, por se ky virus nuk është i rrezikshëm për jetën. Në raste të vogla mund të shkaktojë pezmatim të cipes trunore me paralizë. Mund të shkaktojë epilepsinë dhe pastaj disa sëmundje si atakimi i nervave. Por kjo është shumë e rrallë. Është një panik e popullatës si rikthimi i Covid -19 që tani supozohet që është një variant i Omicronit”, tha ai.
Megjithëse raportohet për raste të infektimit me virusin e Nilit, Krasniqi thotë se nuk është e sigurt se rastet e raportuara, janë të infektuara me këtë virus, pasi që diagnostikimi i tij, është tejet i vështirë dhe i komplikuar.
“Ethet e Nilit nuk janë ende të zhvilluara dhe nuk jam i sigurt që a diagnostikohen qartë apo me të vërtetë që janë ethe të Nilit, apo është thjeshtë një grip viral, që është i përhapur në popullatë. Deri në vitin2021 në tërë Evropen kanë qenë 153 raste. Ku u shkaktuan tani shumë shpejtë në Shqipëri me 12 raste, kur në tërë Evropën kanë qenë 153 raste. Tani kemi një numër të caktuar dhe në Serbi dhe në Kosovë ka qenë një rast me infeksion. Diagnostikimi i infeksionit me virusin e etheve të Nilit, nuk është i lehtë, është i komplikuar. Në Gjermani para dy javesh në kontaktet e mija shkencore në konferenca me kolegët atje, nuk janë të sigurt se a mund ta diagostikojnë me të vërtetë një virus të etheve të Nilit si është procedura e varianteve të tij”, tha ai.
Ndërsa ka dhe disa rekomandimet për qytetarët, me qëllim që t’i shmangen infektimit me virusin e Nilit.
© SYRI.net