ASK: Nga regjistrueset nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë ankesë për ngacmime nga qytetarët

ASK: Nga regjistrueset nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë ankesë për ngacmime nga qytetarët

11:52, 07/05/2024
Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave e Kosovës në konferencën për media lidhur me raportimet se ka pasur ngacmime ndaj regjistrueseve ka thënë se ata vetë si institucion nuk kanë marrë ndonjë ankesë zyrtarisht.
Ai tha se edhe vetë ka dëgjuar siç i quajti ai “thashetheme” por që zyrtarisht nuk kanë marrë asgjë.
 
“Ne zyrtarisht nuk kemi pas nga ndonjë regjistrues, apo përmes mbikëqyrësi. Kam dëgjuar edhe unë disa thashetheme, por ne kërkojmë zyrtarisht. Nuk kemi zyrtarisht ndonjë rast që është lajmëruar tek ne. Me protkoll nuk kemi marrë asgjë ne”, tha ai.
 
 
Rreth asaj se si duhet të parandalohet, Kastrati ka thënë se regjistruesit kanë pasur trajnim specifik edhe për këtë, derisa ka shpjeguar se nëse një regjistrues është ndjerë i rrezikuar ai ka mund të thërras mbikëqyrësin e tij/saj, apo ndonjë familjarë.
 
Por për këtë të fundit, ai tha se ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë kur plotësohet pyetësori.
 
“Gjatë trajnimit ka pasur trajnim specifik protokoll. Dhe gjithë trajnuesit e kanë bartë te regjistruesit. Është treguar mënyra që kur e sheh ai/ajo të rrezikuar nga ndonjë familje, e mund të thërras mbikëqyrësin, apo ndonjë familjarë, motër, vëlla. Pra janë trajnuar, ka qenë modul i veçantë. Se sa i zbatojnë ajo është individuale, por trajnimin e kanë marrë dhe e di secili si duhet trajnuar, nëse paraqiten raste të tilla”.
 
“Regjistrimi është deri me rënien e territ, nuk është me orë. Ne kemi thënë, ajo mund ta merr dikë në përcjellje, vëllain motrën prindin, por që nuk ka drejtë me qëndru kur plotësohet pyetësori, duhet të rrijë anash. Nuk kemi zyrtarisht kërkesë nga terreni për ndonjë rast”, tha ai në konferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco