Incident në Leposaviq, një person sulmoi me shishe xhami patrullën e Policisë dhe KFOR-it amerikan

Incident në Leposaviq, një person sulmoi me shishe xhami patrullën e Policisë dhe KFOR-it amerikan

15:07, 06/05/2024

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një tjetër e KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami teksa po patrullonin sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e fshatit Miokovicë të Leposaviqit. 

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari fillimisht është arratisur, por më pas është arritur që të kapet dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor ku gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Po ashtu, Policia bashkë me KFOR-in kanë bastisur shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe sekuestruar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe.

Po ashtu në pamjet ku shihen gjësendet e sekuestruara, vërehet edhe një armë zjarri.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.

I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco