Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste

Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste

14:30, 06/05/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ministri Maqedonci ka thënë se e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka folur edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco