Kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

12:40, 03/05/2024

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

DHTIK thekson se praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare.

“Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër.

DHTIK kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita në të cilën bie festa.
 

Sipas Ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare. Ata pushojnë më 1, 2 dhe 8 janar, 19 shkurt, 1 dhe 9 dhe dhjetë prill, 1, 6 dhe 9 maj, 17 qershor dhe 25 dhjetor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco