I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

16:42, 19/04/2024

LPolicia Kufitare e Morinës ndaloi sot 36 vjeçarin turk Koray Aniç të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç”, njofton policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco