Zemaj takon ish Sekretarin e NATO-s Robertson, e falenderon për kontributin në momente kruciale për Kosovën

Zemaj takon ish Sekretarin e NATO-s Robertson, e falenderon për kontributin në momente kruciale për Kosovën

16:06, 19/04/2024

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson.

Zemaj në këtë takim i ka shprehur Lord George Robertson mirënjohje të thellë për gjithë kontributin e tij në momentet kruciale për popullin tonë, për paqën dhe sigurinë si dhe për forcimim e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, gjatë të gjitha proceseve të cilat ka kaluar vendi ynë.

“Sot përfitoj nga rasti të sjell në vëmendje shpëtimin e popullit të Kosovës nga pastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë, përmes një pjese të shkëputur nga Raporti i tij në vitin 2000, në një vjetorin e intervenimit Humanitar të NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Zemaj në Facebook. 

Postimi i plotë i Zemajt:

Ishte kënaqësi e veçantë që sot në kuadër të punës në NATO, të takoj shkurt edhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Shpreha mirënjohjen e thellë për gjithë kontributin e tij në momentet kruciale për popullin tonë, për paqën dhe sigurinë si dhe për forcimim e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës gjatë të gjitha proceseve të cilat ka kaluar vendi ynë. 

Po ashtu u ndala edhe tek momentet e veçanta, duke përfshirë edhe progresin në vendin tonë nder vite, si dhe përkushtimin për të ardhmen tonë euroatlantike.

Sot përfitoj nga rasti të sjell në vëmendje shpëtimin e popullit të Kosovës nga pastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë, përmes një pjese të shkëputur nga Raporti i tij në vitin 2000, në një vjetorin e intervenimit Humanitar të NATO-s në Kosovë.

CITAT: “Sipas raportit të OSBE/ODIHR-it, spastrimi etnik i Presidentit Millosheviç në Kosovë ishte i përgatitur dhe i përsëritur mirë. Ajo u parapri nga një ngritje ushtarake që ishte duke u zhvilluar edhe kur bisedimet e Rambujesë ishin në zhvillim e sipër. Inteligjenca e mëvonshme tregoi se ai kishte një strategji të planifikuar paraprakisht (Operacionin Patkoi) për të dëbuar popullsinë shqiptare të Kosovës nga Kosova”, kishte theksuar ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, John Robertson në raportin e tij vjetor një vit pas fushatës ajrore të NATO-s kundër ish Jugosllavisë se mbetur. Me tutje Lordi Robertson kishte theksuar: 

“Ajo që dimë gjithashtu është se Millosheviçi u përpoq të zbatonte këtë strategji brutale të spastrimit etnik, por dështoi. Ata refugjatë janë tani në shtëpi. Në vend që të fshiheshin nëpër kodra, të mbeteshin në kampe refugjatësh ose të shpërndaheshin nëpër Evropë, shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës u sollën në shtëpi brenda disa muajsh.

Në krahasim, në Bosnje dhe Hercegovinë, vlerësohet se ka ende një të tretën e një milion refugjatësh, me mbi dyfishin e këtij numri të zhvendosur brenda vendit. Përgjigja e vendosur dhe në kohë të duhur e NATO-s dhe e komunitetit ndërkombëtar ndaloi një spirale vicioze dhune në binarët e saj”, kishte theksuar ish SP i NATO-s z.Roberteson që në vitin 2000, vetëm një vit pas Intervenimit Humanitar Ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa sot kur unë me emocione e falenderova atë për punën dhe përkushtimin e tij, ai përshëndetjen tonë e përmbyll me fjalët:” z. Ambasador, më vjen mirë që gjërat kanë marrë ketë drejtim dhe është vendosur paqja. Kush do ta kishte menduar se sot do ta takoja këtu në NATO, Ambasadorin e Kosovës”. 

NATO HQ19.04.2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco