Bakoyannis: S’mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

Bakoyannis: S’mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

14:57, 19/04/2024

Shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Dora Bakoyannis, e cila është po ashtu raportuese për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ka thënë se nuk mund të ndërlidhet çështja e Qipros me atë të Kosovës në asnjë mënyrë, duke theksuar se ato janë dy çështje të ndryshme.

Bakoyannis, në një bisedë për gazetën greke “Politis” hodhi poshtë kritikat se krijimi i një precedenti për “entitetet e tjera separatiste” pas miratimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) të propozimit të saj lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte absolutisht i pabazë.

Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga ekstremi i djathtë dhe shtoi se presidenti Nikos Christodoulides i Republikës së Qipros “e di mirë se çështja nuk ka lidhje me Qipron”.

Ish-ministrja e jashtme e Greqisë argumentoi se në Qipro ka një “pushtim dhe invadim” dhe se Kosova nuk ka asnjë lidhje historike me të.

Bakoyannis ka thënë se nëse do të kishte një vendim për statusin e Kosovës, ajo nuk do të ndërmerrte një raport të tillë, pasi qëndrimi i saj përputhet me atë të vendit të saj që nuk e njeh Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco