Flet vëllai i gruas së vrarë në Pejë, fton drejtësinë të zbardh rastin

Flet vëllai i gruas së vrarë në Pejë, fton drejtësinë të zbardh rastin

17:42, 17/04/2024

Vëllai i gruas që u vra dje në Pejë, Shpat Ukella i pranishëm në varrimin e motrës, ka folur sot para gazetarëve në lidhje me rastin, duke thënë se ka qenë shumë i rëndë.

Ukella ka ftuar organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhin rrethanat e vrasjes.

Ai ka mohuar se di diçka më shumë, se ato që janë thënë deri më tash.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco