Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Procesi i Berlinit dhe zhvillimet e fundit ishin temat e takimit Osmani-Sarrazin

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Procesi i Berlinit dhe zhvillimet e fundit ishin temat e takimit Osmani-Sarrazin

21:41, 11/04/2024

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin e sotëm me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ajo përmes një prostimi në X ka njoftuar për temat që kanë diskutuar në takim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në takimin e sotëm me emisarin gjerman për Ballkanin përendimore e theksova rëndësishënë e anëtarësimit të Kosovës në Këshilllin e Evropës. Ne gjithashtu diskutuam implementimin e marrëveshjeve të procesit të Berlinit si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Edhe emisari Sarrazin tregoi për takimet që ka zhvilluar sot në Kosovë. Ai njoftoi se është takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, përfaqëseues të Kistës Serbe e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Takimet me drejtuesit e institucioneve, partitë dhe shoqrinë civile ai i ka quajtur të rëndësishme.

“Takime të rëndësishme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, Listën Srpska dhe anëtarë të shoqërisë civile”, ka shkruar Sarrazin.

Important meetings in #Pristina with @VjosaOsmaniPRKS @albinkurti @srpskalista and civil society. pic.twitter.com/kMdLPCxK8Z

— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) April 11, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco