Mihali e “famshme e VV” reagon pas deklaratave të ndërkombëtarëve për situatën në veri

Mihali e “famshme e VV” reagon pas deklaratave të ndërkombëtarëve për situatën në veri

23:53, 26/05/2023

 

Dejona Mihali ka reaguar pas deklaratave të ndërkombëtarëve lidhur me situatën në veri, përcjell Syri net Kosova.

Mihali ka thënë se padrejtësisht deklaratat e tyre kanë ardhur ne drejtim të palës kosovare.

Ajo ka pyetur se pse asnjë fjalë nuk u tha për aktet e serbëve atje. 

Postimi i plotë:

I sul e organizon grupet kriminale, dhe aq pak sa i kanë mbetur, për incidente në sheshet e vogla të qytezave si Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, sulmojnë Policinë e Kosovës pastaj e rreshton ushtrinë në kufirin me Kosovën ku gjendet NATO dhe vendet anëtare të NATO-s fqinje me të. 

Vuçiqi, pra. Çfarë akti quhet ky? 

Në gjuhën e Aleancës quhet minimalisht provokim i rëndë. Akt agresioni.

Pse nuk po e thonë dhe ndaj Serbisë? 

Deklaratat ndaj institucioneve të Kosovës janë padrejtësisht të drejtuara ndaj palës që çdo herë aplikon durimin dhe vetpërmbajtjen më të lartë dhe nuk e ka asnjë rast të cënimit të një shteti tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco