Haxhiu: Fatkeqe që s’mjafton më reagimi i Ambasadorit, Deklarata e Sekretarit më e ashpëra që nga viti ’98

Haxhiu: Fatkeqe që s’mjafton më reagimi i Ambasadorit, Deklarata e Sekretarit më e ashpëra që nga viti ’98

21:18, 26/05/2023

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se deklarata e Blinken nga pozita e sekretarit amerikan është më e ashpra që nga viti 1998.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se deklarata e tij tregon rrezikun e prishjes së marrëdhënieve bilaterale Kosovë-SHBA, si dhe Qeveria e Kosovës akuzohet për dhunë.

”Është keqardhje ku nuk mjafton më reagimi ambasadorit, ku nuk doli më në emrin e tij personal, por në të SHBA-ve. U pa që kjo nuk është e mjaftueshme. Si duket fuqia e ambasadorit nuk mjaftojë që situata të njoftohet dhe doli më pas deklarata e Blinken që dha një deklaratë që nga 98’ta”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, Haxhiu ka deklaruar se shtrirja e sovraniteti në Veri në marrëveshjen e Ohrit parashihe të bëhet përmes dialogut.

”Shtirja nuk është marrja me dhunë, por është integrim i asaj pjese përmes dialogut, së paku këtë e sheh marrëveshja e Ohërit”, ka deklaruar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco