Vuçiq në miting: Sapo ta kryejmë e mbledhim Këshillin e Sigurisë

Vuçiq në miting: Sapo ta kryejmë e mbledhim Këshillin e Sigurisë

20:41, 26/05/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mitingun e tij ka përmendur zhvillimet e sotme në Kosovës.

Ai paralajmëroi se sapo të mbyllet mitingu do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë – duke iu referuar zhvillimeve në Kosovë.

Sipas tij, sot në Kosovë kanë ndodhur shumë gjera të këqija.

”Sapo të përfundojë ky takim do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shumë gjëra të këqija po ndodhin në Kosovë, prandaj duhet më shumë se kurrë unitet dhe bashkim, vetëm një Serbi e fortë dhe e fortë mundet. merreni me problemet”, ka thënë Vuçiq.

Kosovën e ka përmendur edhe ministri serb Ivica Daçiq, duke propaganduar se “nuk do ta japin Kosovën”, që tas tash e 15 vjet është shtet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco