Franca reagon me fjalët e BE’së për ngjarjet në veri

Franca reagon me fjalët e BE’së për ngjarjet në veri

20:13, 26/05/2023

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Ai është pajtuar me deklaratën e Bashkimit Evropian që dënon përleshjet në Veri në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione, ku serbët lokalë janë përpjekur të ndalojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë të hyjnë nëpër komuna.  Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco