Çitaku pas zhvillimeve në veri: Koordinimi me aleatët është interes kombëtar

Çitaku pas zhvillimeve në veri: Koordinimi me aleatët është interes kombëtar

19:45, 26/05/2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Çitaku ka thjënë se koordinimi me aletatët e posaçërisht me SHBA-të është interes kombëtar dhe vlerë.

Tutje ajo tha  se historia na mëson që aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.

“Koordinimi me aleatët, e posaçërisht SHBA-të është interes kombëtar, është vlerë. Historia na e mëson qartë e pa ekuivoke se aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.:, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sot, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për të siguruar qasje në objektet komunale të kryetarëve të rinj në këto komuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco