Aksioni i policisë në veri, Rexhaj i LVV-së: Rend dhe ligj, pikë

Aksioni i policisë në veri, Rexhaj i LVV-së: Rend dhe ligj, pikë

16:53, 26/05/2023

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka kometuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rexhaj, e ka cilësuar këtë aksion të policisë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri si “rend dhe ligj, pike”.

Ndërsa, ambasadori i Kosovës, në ShBA, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës. Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës, në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, është duke vazhduar në asistimin e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

Tashmë brenda objektit është mundësuar të hyjë, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit. Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit.

Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjeve me protestuese pesë policë të Kosovës, janë lënduar lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco