Vdes një punëtor 19-vjeçar në Prizren, ra nga skelet sa ishte duke punuar

Vdes një punëtor 19-vjeçar në Prizren, ra nga skelet sa ishte duke punuar

16:42, 26/05/2023

Një punonjës 19-vjeçar ka ndërruar jetë në Prizren, pasi që i njëjti është lënduar rëndë pasi ra nga skelet ku ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“I riu ka ra prej skeleve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco