AGK thirrje Policisë dhe prezencës ndërkombëtare t’u mundësojë raportim të sigurt gazetarëve në Veri

AGK thirrje Policisë dhe prezencës ndërkombëtare t’u mundësojë raportim të sigurt gazetarëve në Veri

16:30, 26/05/2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me sigurinë e gazetarëve që po raportojnë nga veriu i vendit aktualisht.

AGK tha se po përcjell me shqetësim situatën e rënduar të sigurisë në 4 komunat në veri, prej nga dhjetëra gazetarë, kameramanë, foto-reporterë dhe punëtorë të tjerë medial po raportojnë. 

 

AGK-ja u bën thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale. Në këtë mes, portali Koha raporton se një veturë e ekipit është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar. 

AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco