Kryetari i Zubin Potokut: S’do ketë vend më për uzurpatorë, zyrat iu takojnë qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Zubin Potokut: S’do ketë vend më për uzurpatorë, zyrat iu takojnë qytetarëve të Kosovës

16:19, 26/05/2023

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nga sot, do të filloj punën në zyrën e re, teksa shtoi se në ditët në vijim do të kompletohet stafi.

Zeqiri për Klan Kosova, potencoi se ata që i kanë bllokuar këto zyra, nuk do të ketë vend për ta, pasi sipas tij, tani do u takojnë qytetarëve të Kosovës.

“Besoj që se do të vinë gjërat duke u qetësuar në këtë drejtim. Sot erdha në zyrën e kryetarit të komunës së Zubin Potokut. Do të vazhdoj punën. Sot, ishte një lëvizje ashtu e pakënaqur, megjithatë urojë që ne, njerëzit e qytetarët shumica të mirëkuptojnë. Këta uzurpatorë i kanë uzurpuar këto zyra deri më tani. Mirëpo tani e tutje, nuk do të ketë vend për uzurpatorë nëpër këto zyra. Këto zyra do t’u takojnë qytetarëve të Kosovës, natyrisht administratës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Zeqiri për Klan Kosova.

“Kështu sot, dita e parë, tani e tutje, do ta kompletojë stafin”.

“Krejt çka po ndodhë dhe ndodhi është udhëheqje nga bandat kriminale, duke e penguar si policinë e Kosovës, si organet e drejtësisë”.

“Nuk mund t’u lihet hapësirë këtyre bandave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco