Vajza përdoruese e drogës sulmon me thikë prindërit në Prishtinë dhe ikë nga shtëpia

Vajza përdoruese e drogës sulmon me thikë prindërit në Prishtinë dhe ikë nga shtëpia

09:56, 14/05/2023

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Syri.net Kosova

Me një situatë të tillë janë përballur edhe dy prindër në Mramor të Prishtinës, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga Policia, duke e denoncuar vajzën e tyre për dhunë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes, ku vajza dyshohet se ka sulmuar babain dhe nënën e saj, me ç’rast iu ka shkaktuar shqetësim e frikë të madhe dhe ka ikur.

Si pasojë e sulmit me thikë, babai i të dyshuarës ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimave, ajo çka e bën edhe më shqetësues është fakti se e dyshuara është përdoruese e substancave narkotike.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj saj dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme posa të sigurohet prezenca e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco