Tahiri: Kurti po tenton të negociojë kushtet e dorëzimit me opozitën, AAK nuk i pranon

Tahiri: Kurti po tenton të negociojë kushtet e dorëzimit me opozitën, AAK nuk i pranon

14:56, 24/05/2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pasi në mungesë të deputetëve dështoi debati në Kuvend për tri vjet qeverisje të Kurtit, tha “ka vetëm vonim, se shpëtim prej ballafaqimit të Kurtit me opozitën”.

Tahiri tha qeveria e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti është kampione e dështimeve të vendit. Ai u shpreh se Kurti duke u dorëzuar ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, por shtoi se AAK këto kushte nuk i pranon.

“Kjo qeveri nuk ka pse t’u dalë qytetarëve përpara, pensionistëve, 80 mijë shërbyesve civilë, pagës minimale më e ulta në Ballkan, zyrtarëve publikë dhe mbi të gjitha as diasporës. Kryeministri Kurti duke u dorëzu ka kriju një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, mirëpo ne këto kushte nuk i pranojmë. Do të presim herët a vonë kapitullimin e tij përmes dorëheqjes. Pra, ka vetëm vonim se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit me opozitën. Ai debat do të jetë ballafaqimi i së vërtetës dhe i një supermashtrimi që ka ndodhë tash e këto tri vite”, tha Tahiri.

Partitë opozitare kanë kritikuar qeverisjen e Kurtit në këto tri vite duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por PDK, LDK dhe AAK nuk po pajtohen për mënyrën se si do të ndodhë kjo.
Derisa Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që Kuvendi të shpërndahet, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkesë tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës ka përsëritur se 30 maji është dita e fundit, kur sipas tyre Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Këtë e ka thënë edhe sot, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas dështimit të seancës ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje të Kurtit.

Tahiri u bëri sërish thirrje subjekteve të tjera opozitare që t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së për shpërndarje të Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ai tha edhe lëvizja e fundit e kryeministrit çon në këtë drejtim. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco