Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë

Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë

17:12, 24/05/2024

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dubovë të Pejës, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se në veturë kanë qenë tre persona, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Sipas Gashit, personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco