Dy persona përleshen fizikisht në një parking në Gjakovë

Dy persona përleshen fizikisht në një parking në Gjakovë

09:06, 14/05/2023

Dy persona në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në parking.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 09:50, ku pas përleshjes të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë 13.05.2023 – 09:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje lidhur me një parkim të veturave, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raport.

Në njoftimin e bërë për media theksohet se,  me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco