Hapet konkurs për rektorin e ri në Universitetin e Prizrenit, këto janë kriteret

Hapet konkurs për rektorin e ri në Universitetin e Prizrenit, këto janë kriteret

12:21, 27/04/2023

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Rektores/Rektorit të ri.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur deri më 5 maj, transmeton Syri.net Kosova

Për këtë konkurs ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo iu ka uruar suksese të gjithë kandidatëve. Thotë se pret një proces të drejtë e me transparencë.

“Është në përgjegjësinë time që të bëj thirrje e të motivojë kandidatet e kandidatët që gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit, që të konkurrojnë në këtë konkurs publik”, shkroi ajo në Facebook.

“Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pres që të ketë një proces të drejtë të bazuar në meritokraci e transparencë. Suksese të gjithë kandidatëve”.

Detajet e konkursit i gjeni duke klikuar në këtë vegëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco