Mblidhet Kuvendi, në qendër të vëmendjes bisedimet Kosovë-Serbi

Mblidhet Kuvendi, në qendër të vëmendjes bisedimet Kosovë-Serbi

08:12, 22/03/2023

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, me fillim nga ora 12:00.

Në seancën e sotme, Kuvendi do të trajtojë pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa nesër do të mbajë seancë të re.

Pas votimit të projektligjeve për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, në Kuvend do të zhvillohet debat me kryeministrin Albin Kurti lidhur me bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, për të vijuar me shqyrtimin e Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II.

Në vazhdim pritet të votohet në parim për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, si dhe për atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe formimin e Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave do të jetë pikë e radhës e rendit të ditës, për t’u pasuar me zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco