Kokaj përmend 'lopën në grazhd', Konjufca ndërhyn: Mos përmend emra kafshësh

Kokaj përmend 'lopën në grazhd', Konjufca ndërhyn: Mos përmend emra kafshësh

12:30, 23/02/2023

Deputeti i VV-së, Jahja Koka, ka përmendur emra kafshës në seancës e sotme te Kuvendit.

Duke reaguar ndaj qëndrimeve të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, për demarkacionin me Malin e Zi, Koka ka thënë se edhe lopa në grazhd e di se kush i ha humbur ato hektar me tokë.

“Para se të bëj pyetjen, edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur 8 mijë e 200 hektar atje. Ma merr mendja se kjo kokorizje e vonshme nuk e ndryshon situatën”, ka thënë ai.

Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të VV-së që të mos përmend emra kafshësh në relacion me asnjë deputetët.

“Ju lutem mos përmendi emra të kafshëve në relacion me asnjë deputet, pavarësisht kontekstit”, ka thënë Konjufca.

Deputeti i VV-së ka kërkuar që të shtohet koha për këtë ndërhyrje, kurse Konjufca ka thënë se shprehjen ishin të panevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco