Hoti: Kurti duhet ta informojë Kuvendin për dialogun para takimit të së hënës

Hoti: Kurti duhet ta informojë Kuvendin për dialogun para takimit të së hënës

11:16, 23/02/2023

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka kërkuar që debati parlamentar për dialogun me Serbinë të përfundohet para takimit të së hënës.

Në seancën e sotme, ai ka kritikuar kryeministri Kurti që ka ikur nga ky debat, të cilin e kishte thirrur opozita javën e kaluara.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet të informojë Kuvendin për qëndrimet që do t`i mbajë në takimin e së hënës në Bruksel.

Hoti ka bërë me dije se para takimit Kurti duhet të përgjigjet në disa pyetje.

“Pyetjet që janë shtruar janë shumë legjitime, duke përfshirë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman? Cili është qëndrimi i qeverisë ndaj këtij plani, përveç deklarimit se është bazë e mirë për negocim të mëtutjeshëm? Çfarë vërejte janë dërguar për këtë plan në fund të viti të kaluar dhe cilat janë prej atyre vërejtjeve janë marrë parasysh?”, ka pyetur Hoti.

Më tej, ai ka thënë se ku debat duhet të përfundojë para të hënës.

“Besoj se është obligim kushtetues që të informohet Kuvendi i Kosovës për këto çështjet besoj se është e domosdoshme që ky debat të kryhet para të hënës dhe ky është në interes të kryeministrit për të formalizuar qëndrimin e tij të mbështetur edhe me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco