Osmani dënon sulmin ndaj Milos: Njeriu kyç i themelimit të politikave fiskale dhe buxhetit të Kosovës

Osmani dënon sulmin ndaj Milos: Njeriu kyç i themelimit të politikave fiskale dhe buxhetit të Kosovës

22:58, 22/02/2023

Besnik Osmani ka reaguar për sulmin ndaj Petraq Milos nga policët malazez në kufi, duke e dënuar një akt të tillë, shkruan Syri.net Kosova.

"Ai ështē njeriu kyç i themelimit të politikave fiskale dhe buxhetit publik tē Kosovēs. I angazhuar menjëherë pas luftēs me profesionalizmin dhe pērvojën e veçantë ka sjellur atēbotë gjithë dijen dhe përkushtimin duke ndërtuar infastrukturën ligjore, sistemin e parë të buxhetit dhe një departament të buxhetit me të rinj e të reja kosovare që më pastaj do të bartin barrën kryesore për një buxhet të karakterizuar me disciplinë fiskale, prioritizim të financimit dhe qëndrueshmëri financiare", ka shkruar Osmani. 

"Akti i dhunēs fizike nga zyrtarët policor të Malit të Zi duhet dënuar gjerēsisht dhe dhunuesit tē marrin dënimin meritor. 

Dhe për këtë duhet siguri nga shteti shqiptar se Petraqi ka marr gjithë ndihmën e nevojshme.

Petraq nganjëherë kur neve na rrëmbejnë sfidat e përditshmērisë harrojmë të mbajmë mend e respektojmë njerëzit kryesor të shtet-ndërtimit tonë!", ka shkruar mes tjerash Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco