Në aksidentin tragjik, pësoi edhe një grua shtatzënë me burrin e saj ku po trajtohen në QKUK

Në aksidentin tragjik, pësoi edhe një grua shtatzënë me burrin e saj ku po trajtohen në QKUK

22:28, 22/02/2023

Aksidenti i rëndë në magjistralen Ferizaj-Shtime, përpos se ua mori jetën katër të rinjve, ka lënë edhe dy të tjerë të lënduar.

RTV Dukagjini raporton se, sipas drejtorit të spitalit të Ferizajt, në aksident kanë qenë të përfshirë edhe një grua shtatzënë me burrin e saj.

Këta të fundit kanë përfunduar për trajtim në QKUK pas plagëve të rënda që morën. Drejtori i spitalit ka deklaruar se gruaja ka pësuar disa fraktura në këmbë dhe thyerje të krahut.

Kujtojmë se në aksidentin fatal, të përfshira ishin tri vetura. 

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se katër personat vdiqën aty-për-aty, në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco