Dimal Basha alarmon për kaosin urbanistik, veçmas për Ferizajin në rast tërmeti

Dimal Basha alarmon për kaosin urbanistik, veçmas për Ferizajin në rast tërmeti

22:23, 22/02/2023

Deputeti Dimal Basha ka ngritur alarmin për kaosin urbanistik në vend në rast të ndonjë tërmeti sikur në Turqi, por fokusin e ka vënë të krimi urbanistik në Ferizaj, shkruan Syri.net Kosova.

"Agim Aliu vazhdon me lëshu leje ndërtimore 𝐊𝐔𝐍𝐃Ë𝐑𝐋𝐈𝐆𝐉𝐒𝐇Ë𝐌, dhe po i njejti vazhdon me leju 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫! Tragjedia në Turqi shpërfaq një rrëzik permanent që ne përballemi në formë të përhershme", ka shkruar ai.

"Për me përmbledh, tragjedia në Turqi 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐀𝐋𝐀𝐑𝐌 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧ë sepse Ferizaji (por edhe qytete tjera) janë në rrëzik permanent nga krimi urbanistik dhe reagimi i tyre duhet të bëhet shpejtë, sepse kur të ndodh tërmeti do të jetë shumë vonë! Nëse ndodh tërmeti dhe përfundojmë me një tragjedi si ajo në Turqi, atëherë në burg duhet të shkojnë jo vetëm Kryetari, por edhe vet prokurorët për moskryerjen e detyrave zyrtare. Personalisht kam dorëzu mjaftë dëshmi që të fillojnë me arrestime qysh nesër, sepse të gjithë e dine që Ferizaji për nga krimi uranistik është Brezovica në fuqinë e 10!", ka theksuar mes tjerash ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco