Aksidenti tragjik me 4 viktima, kërkohet ashpërsim masash, pushteti shpreson te ligji i ri

Aksidenti tragjik me 4 viktima, kërkohet ashpërsim masash, pushteti shpreson te ligji i ri

22:07, 22/02/2023

Një aksident i ndodhur në orët e vona të natës së sotme ka tronditur vendin ku për pasojë kanë ndërruar jetë katër persona. Pas kësaj është shprehur nevoja emergjente për rregulla më rigoroze të komunikacionit,  shkruan Syri net Kosova.

Është deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ajo e cila ka thënë se përmes Komisionit për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit kanë punuar me muaj në Ligjin e ri për rregullat në trafik ku përmes këtij Projektligj kanë për synim të vendosin disa rregulla të rrepta trafiku.

“Rrugëve tona po humbim shumë të rinj e të reja, njerëz të mirë që i duhen vendit. Kjo është humbje e madhe. Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit kemi punuar me muaj në Ligjin e ri për rregullat në trafik. Me këtë Projektligj kemi bërë përpjekje t'i vendosim disa rregulla të rrepta por që shpëtojnë jetë.”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave kërkoi rregulla më të ashpra të trafikut.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që urgjentisht të marrë masa për të rritur kontrollin në trafik”, ka shkruar mes tjerash ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco