Kadriaj kërkon sqarime nga Kurti për mos dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet në Skenderaj

Kadriaj kërkon sqarime nga Kurti për mos dhënien e ndihmës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet në Skenderaj

11:40, 09/02/2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka folur për gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të vendit si dhe për ndihmën që nuk iu është ofruar ende nga Qeveria e Kosovës, komunave të prekura nga përmbytjet e fundit. 

Kadrijaj gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se edhe pse qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike, Qeveria e Kosovës po ua “ndihmon” edhe më shumë me rritjen e tatimit në pronë.

“Po harrojmë se në çfarë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale janë qytetarët e Kosovës dhe çfarë po bën kjo qeveri në atë drejtim. Në vend që t’ju ndihmojmë me këto rritje ‘skandale të çmimeve’, të elementeve më bazike, qeveria ua ndihmoi dhe me rritjen e tatimit në pronë. Kjo qeveri s’po mendon për popullin, por për karriget e veta”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj kërkoi sqarime nga Qeveria e Kosovës se çfarë është bërë deri më sot për të ju dal në ndihmë qytetarëve të vendit të cilët janë prekur nga përmbytjet e fundit.

Kadrijaj ka thënë se qytetarëve të Komunës së Skenderajt pas përmbytjeve kryeministri Kurti nuk iu ka dal në ndihmë.

“Këto ditët e fundit në vend ndodhën edhe vërshime. Por më së shumti që ndodhën ishte në Komunën e Skenderajt. A ishte në nivel të detyrës Qeveria e Kosovës, kur e vizitoi Skenderajn dhe sa është përkrahja e qeverisë për këtë komunë? Shumë qytetarë në këtë të ftohtë kanë mbetur në qiell të hapur. A e ka zgjat dorën qeveria për t’i ndihmuar këta qytetarë? Kjo kryeministër nuk është e drejtë”, ka thënë ajo.

Kadrijaj u shppreh se në ato komuna ku nuk qeverisë LVV-ja, Kurtit nuk i intereson për qytetarët.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga Shqipëria, edhe pse ajo ndihmë iu ka ardhur sipas  sa nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Kadrijaj pyet kryeministrin Kurti se pse nuk është lejuar të hyjë kjo ndihmë nga Shqipëria në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës i ka bërë një kërkesë Shqipërisë që të ndihmoj Kosovën, dhe ne kemi pa që janë nis kolona të gjata me njerëz që janë nis e kanë dashur të ndihmojnë në Skenderaj, për situatën e krijuar nga vërshimet. Pse kryeministër u ndal kolona me ndihma nga Shqipëria dhe nuk është lejuar të hyj në Kosovë? Cili ishte qëllimi i ndalimit të konvojit të Shqipërisë për të ju ndihmuar qytetarëve në Kosovë? ”, ka pyetur kryeministrin e vendit deputetja e AAK-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco